Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Dyshohet se dy persona, një grua dhe një burrë, janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
