Të shtëna me armë në “Kodrën e Trimave”, policia rrethon zonën

Para 6 muaj

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri sot në mesditë në lagjen “Kodra e Trimave” (Vranjevc) në Prishtinë.

Pamjet e publikuara nga Infokus Plus tregojnë praninë e Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes, ku zona është rrethuar dhe po hetohet.

Klankosova.tv raporton se ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar apo persona të arrestuar.

Ngjarja mbetet në zhvillim.