Të dehur nga alkoli: 25 të rinj përfundojnë në spital natën e Vitit të Ri në Fier

Para 3 muaj

Gjatë festimeve të ndërrimit të viteve në Fier, 25 të rinj të moshës 20–30 vjeç u paraqitën në urgjencën e Spitalit Rajonal në gjendje të dehur, me simptoma intoksikacioni. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ata u larguan nga spitali.

Po ashtu, festimet e Vitit të Ri 2026 u shoqëruan me përdorimin e fishekzjarrëve, nga të cilët tre persona pësuan lëndime të lehta dhe u trajtuan në spital.