Organizatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, ka deklaruar se karvani i motoristëve që ka nisur nga Prekazi është tashmë në Luzern të Zvicrës me rreth 80 motoristë, në rrugëtim drejt Hagës për të shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.
“Është forma e marshit drejt Hagës me karvanin e motoristëve… me idenë e bashkëngjitjes së qyteteve ku kalojmë për të arritur në Hagë”, tha Tasholli në emisionin Rubikon
Ai shtoi se numri i motoristëve pritet të arrijë 150 deri në 200, ndërsa theksoi se marshime të tilla janë simbol i pakënaqësisë ndaj Gjykatës Speciale.
Tasholli komentoi edhe përplasjet politike mes LVV-së dhe kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur “të çoroditur” pozicionin e Vetëvendosjes në raport me çështjet e kujtesës historike.
