Tani pritet vendimi për vrasjen e Liridonës – ankth para shpalljes së aktgjykimit

Para 7 ditë

Në Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj.

Sipas raportimit nga vendi i ngjarjes, të akuzuarit nuk janë paraqitur në seancë, ndërsa familjarët e viktimës dhe avokatët ndodhen në sallë. Vendimi pritet të shpallet nga gjyqtarja Fatime Dërmaku.