Takimet e presidentes me liderët partiakë nisin të enjten

Para 10 muaj

Presidentja e Kosovës do të nisë të enjten takimet me liderët e partive politike për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend. Qëllimi i këtyre konsultimeve është gjetja e një konsensusi për hapat e ardhshëm institucionalë. Takimet pritet të mbahen në Presidencë dhe do të përfshijnë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare.