Tahiri konfirmon: Dy ura të reja do ta bashkojnë Mitrovicën si kurrë më parë

Para 10 muaj

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka deklaruar se e mirëpret ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, duke theksuar se çdo projekt që shërben për të mirën e qytetarëve është i mirëseardhur.

Në një intervistë për “Edicionin Special” në Klan Kosova, Tahiri tha se urat do të kontribuojnë në bashkimin e qytetit të Mitrovicës, si dhe në përmirësimin e standardit, mirëqenies dhe perspektivës urbane.

Ai sqaroi se një nga projektet daton që nga viti 2022 dhe përfshin ndërtimin e një shëtitoreje përgjatë lumit Ibër, që lidh liqenin artificial me qendrën e qytetit. Projekti është vonuar për shkak të mungesës së fondeve, por po zhvillohen plane për një urë të dytë, e cila po ashtu do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin urban të qytetit.