Sveçla konfirmon: Albulena Haxhiu sërish kandidate për kryetare të Kuvendit

Para 0 vit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë edhe një herë kandidatja e kësaj partie për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media të dhënë para seancës konstituive të sotme, Sveçla theksoi se qëndrimi i VV-së mbetet i pandryshuar dhe se partia e tij do ta mbështesë Haxhiun edhe në këtë raund votimi.

“Zonja Haxhiu ka qenë kandidate në të gjitha seancat dhe mbështetja për të mbetet e plotë edhe sot,” deklaroi Sveçla.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të konstituohet pas disa tentimeve të dështuara, ku mungesa e konsensusit për zgjedhjen e kryetarit ka bllokuar punën e institucionit. Seanca e sotme pritet të jetë një tjetër përpjekje për të zgjidhur këtë ngërç institucional.