Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur inaugurimin e skanerit “Rapiscan” në pikën kufitare të Merdarës, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tha se pajisja e re rrit ndjeshëm kapacitetet e Kosovës për kontroll kufitar, parandalimin e kontrabandës dhe luftimin e krimit ndërkufitar, duke e cilësuar donacionin si dëshmi të partneritetit të fuqishëm mes Kosovës dhe SHBA-së.
