Supremja sot shqyrton padinë e Odës Ekonomike kundër ZRRE-së

Para 5 muaj

Supremja sot shqyrton padinë e Odës Ekonomike kundër ZRRE-së

Gjykata Supreme e Kosovës do të mbajë sot seancën gjyqësore për padinë e ngritur nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Padia lidhet me vendimet e ZRRE-së, që sipas Odës Ekonomike, kanë ndikuar padrejtësisht ndaj bizneseve vendore dhe konkurrencës në tregun energjetik. Supremja pritet të dëgjojë argumentet e të dyja palëve, ndërsa vendimi final pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në sektorin e energjisë dhe klimën e biznesit në vend.

Në gusht, Oda Ekonomike e Kosovës kishte bërë publike padinë, duke theksuar se qëllimi i saj është mbrojtja e interesave të bizneseve, ekonomisë kombëtare dhe konsumatorëve.