Sulmuan Policinë e Kosovës në veri – u denuan vetëm me nga 4 mijë euro gjobë

Para 6 muaj

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me nga 4 mijë euro gjobë dy persona me inicialet N.M. dhe A.L., të cilët akuzoheshin për huliganizëm dhe sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe Doganës së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2021, kur të dy të akuzuarit, së bashku me një grup tjetër personash, kishin kundërshtuar me dhunë zyrtarët gjatë një aksioni në atë zonë.

Sipas gjykatës, dënimi me gjobë është dhënë në bazë të provave të paraqitura dhe pranimit të veprës nga të pandehurit. Rasti konsiderohet i mbyllur, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar ndjekje penale për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në incident.