Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.
Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.
Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i degës se LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani:
Lajmi i sotëm është perurimi i çerdhes në Skënderaj dhe punët e mira që po bën qeveria.
3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skënderaj vetëm gjatë këtij mandati.
Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.
Mediet që po më shkruajnë i inkurajoj të merren me punët e mira të Qeverisë dhe të mos merren me ata që po duan gjithsesi të prodhojnë lajme të këqija për Skënderajn.
Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jasharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.
Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vemendje me skandale.
