Sulmet ajrore në Iran: Qindra viktima, reagim i ashpër nga Teherani

Para 10 muaj

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Iran, Iraj Harirchi, ka njoftuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite ka arritur në të paktën 430 persona, ndërsa më shumë se 3.500 të tjerë janë plagosur që nga 13 qershori.

Sipas mediave lokale, sulmet kanë përfshirë objektiva ushtarake dhe civile në qytete si Teherani, Isfahani, Qomi dhe të tjera. Mes objekteve të goditura është raportuar edhe një qendër bërthamore në Isfahan, për të cilën autoritetet iraniane theksojnë se nuk ka pasur rrjedhje të materialeve të rrezikshme.

Ndërkohë, burime të tjera raportojnë një numër më të lartë viktimash, deri në 639 të vrarë dhe mbi 1.300 të plagosur.

Si përgjigje ndaj sulmeve, Irani ka ndërmarrë sulme me raketa dhe dronë ndaj territorit izraelit, ku sipas autoriteteve izraelite, janë vrarë të paktën 25 persona dhe mbi 2.500 janë plagosur.