Një police është sulmuar fizikisht nga një burrë në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, teksa ishte në krye të detyrës. I dyshuari ka arritur të arratiset dhe aktualisht është në kërkim. Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
