Sukses historik për FSK-në – Oficerja Vesa Ibrahimi, e para femër që përfundon kursin elitar “Ranger” në SHBA

Para 9 muaj

Prishtinë – Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur me nderim oficerët që përfunduan me sukses kursin prestigjioz Ranger në Shtetet e Bashkuara, një nga trajnimet më të vështira dhe më elitare të ushtrisë amerikane.

Në mesin e të diplomuarve, spikat arritja e Toger Vesa Ibrahimit, e cila është bërë oficerja e parë nga FSK-ja, dhe një nga shumë pak femra ndërkombëtare që kanë përfunduar me sukses këtë kurs sfidues.

Jashari vlerësoi këtë sukses si dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të FSK-së, duke përmendur gjithashtu edhe arritjet e Kapiten Ylli Dalladakut në vitin 2023 dhe Toger Egzon Elshanit në vitin 2024. Ai theksoi rëndësinë e shpërndarjes së përvojave të fituara për ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme të Forcës.

Ky është një moment historik për FSK-në dhe një hap i madh për prezencën dhe fuqizimin e grave në ushtri në nivel ndërkombëtar.