Suhareka vazhdon pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Para 3 muaj

Komuna e Suharekës ka njoftuar se po vazhdon pranimi i kërkesave nga qytetarët që kanë pësuar dëme nga vërshimet e fundit. Qytetarët e prekur ftohen të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve pranë Komisionit Komunal deri më 22 janar 2026. Aplikimet dorëzohen personalisht në administratën komunale, përkatësisht në Drejtorinë e Bujqësisë ose në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente.