Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Antalya e Turqisë ka bërë të ditur se Sudani e ka njohur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Osmani në një postim në Facebook e ka shpërndarë një video ku shihet derisa njofton për njohjen e pavarësisë nga ky shtet.
“Sudani njeh Republikën e Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve të shtetit tonë!”, u shpreh Osmani.
“Ishte kënaqësi dhe nder ta takoj ministrinë e punëve të jashtme të Sudanit. Në takimin tonë të parë, ai më ka njoftuar se presidenti i Sudanit ka njohur Republikën e Kosovës dhe se do të vendosim marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve tona”, ka thënë Osmani.
Tutje Osmani ka thënë se “dua t’iu shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës. Kjo nuk ishte vetëm njohje e republikës sonë, por edhe njohje e rrugëtimi të gjatë që të jemi të lirë, të pavarur dhe sovran”.
Ndryshe, Sudani është një ndër vendet e mëdha të Afrikës dhe ka rreth 45 milionë banorë.
Sudani është shteti i 119-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje vjen o shumë kohë pasi një gjë të tillë e bëri edhe një shtet tjetër afrikan – Kenia
