Stuhi e fuqishme bllokon fluturimet në Aeroportin e Tiranës
Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Pista është mbushur me erë dhe shi të fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.
Autoritetet e aeroportit kanë njoftuar se aktiviteti do të rinis vetëm kur kushtet atmosferike të përmirësohen. Pamjet nga Euronews Albania tregojnë pasagjerë të bllokuar në terminal, duke pritur fluturimet, ndërsa aeroporti është mbushur me njerëz. Situata ka shkaktuar shqetësime, por autoritetet kanë siguruar se po monitorohet nga afër.
