Stuhi dimërore në Nju Jork, anulohen qindra fluturime

Para 25 ditë

Një stuhi dimërore që solli reshje të dendura dëbore ka anuluar qindra fluturime në Nju Jork dhe në të gjithë verilindjen e Shteteve të Bashkuara.

Sipas FlightAware, e cila monitoron trafikun ajror në hapësirën ajrore të SHBA-së, 1,659 fluturime u anuluan në të gjithë vendin të premten – pothuajse 10 herë më shumë se një ditë më parë, transmeton Klankosova.tv 

Zyrtarët e qytetit u bënë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi kur është e mundur. Sipas raportimeve të medias, stuhia mund të sjellë reshjet më të dendura të borës në qytet në tre vjetët e fundit.

FlightAware raportoi se tre aeroportet kryesore të Nju Jorkut – John F. Kennedy International, LaGuardia dhe Newark Liberty International në Nju Xhersin fqinj – ishin ndër më të goditurat, me një total prej 886 fluturimesh të anuluara që nga e premtja.