Të hënën në Shkup pritet të mbahet një protestë e studentëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe treva të tjera shqiptare.
Protesta organizohet për shkak të pakënaqësive lidhur me moszhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën maqedonase, pavarësisht se shqipja është gjuhë zyrtare në vend.
Në protestë pritet të marrë pjesë edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe ka ftuar studentët tjerë të bashkohen.
