Starmer: Trump s’ka sugjeruar se ShBA-ja është gati të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran

Para 0 vit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se presidenti amerikan, Donalt Trump nuk ka thënë asgjë që të sugjerojë se ShBA-të janë gati të përfshihen në konfliktin Izrael-Iran.

Ata të dy u takuan së bashku me udhëheqës të tjerë në samitin e G7 në Kanada, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mirëpo, presidenti i ShBA-së u largua herët, duke përmendur ngjarjet në Lindjen e Mesme.