Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, pasi dy të rinj në Stamboll janë hedhur nga ballkoni i katit të katërt për të shmangur zbulimin e lidhjes së tyre. Sipas mediave, i riu kishte shkuar për vizitë tek e dashura në shtëpinë e familjes së saj, por prindërit u kthyen papritur në banesë. Të kapluar nga paniku, të rinjtë u hodhën nga dritarja.
Të dy mbijetuan nga rënia, por pësuan lëndime të rënda trupore dhe u transportuan menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Një video e incidentit po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta.
