Specialja vazhdon paraburgimin ndaj Hashim Thaçit

Para 17 ditë

Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale ka vendosur më 10 prill 2026 vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin në çështjen ku përfshihen edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas vendimit, vazhdojnë të ekzistojnë rreziqe për pengim të procesit ose kryerje të veprave të tjera penale.

Të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa të gjithë janë deklaruar të pafajshëm që nga paraqitjet e para në vitin 2020.