Spanjë, Abdixhiku takon Klitschkos – kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina

Para 1 vit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po merr pjesë në Konventën e Partive Popullore Evropiane (EPP) që po mbahet në Valencia të Spanjës. Në kuadër të këtij eventi, Abdixhiku zhvilloi një takim me kryetarin e Kievit, Vitali Klitschko.

Gjatë takimit, Abdixhiku i shprehu mirënjohje Klitschkos për qëndrueshmërinë dhe lidershipin në kohë lufte, duke theksuar se Kosova, si një shtet që ka kaluar sfida të ngjashme, e kupton rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për vendet që luftojnë për sovranitetin e tyre.

Kreu i LDK-së shfrytëzoi rastin për të kërkuar nga autoritetet ukrainase që të njohin pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar një akt të tillë si “një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Sipas tij, një hap i tillë do të forconte lidhjet mes dy popujve që ndajnë histori rezistence dhe aspirata për liri e integrim euroatlantik.