SPAK dhe Prokuroria Antimafia e Bari kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe transferim të paligjshëm të parave nga Italia në Shqipëri. Janë lëshuar 14 masa sigurie, ku 10 prej tyre janë “arrest në burg”, me disa arrestime të realizuara në Itali dhe Shqipëri. Hetimet janë koordinuar nga Eurojust. Kreu i dyshuar i grupit, Igli Kamberi, ishte arrestuar në Hungari më 2025, ndërsa në Shqipëri është arrestuar edhe Ergys Kastrati me tre persona të tjerë.
