Spahiu: Faton Peci nuk është hajn, ka dinjitet dhe është njeri i guximshëm

Para 11 muaj

Analisti Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nuk është i përfshirë në vjedhje, ndonëse mund të ketë pasur lëshime procedurale në ministrinë që ai udhëheq.

“Unë Fatonin e njoh edhe Fatoni nuk është hajn. Nga ajo që e kam perceptu situatën, kam mundur të konkludoj që edhe mund të ketë lëshime në procedurë,” tha Spahiu në emisionin Pressing në T7.

Ai e përshkroi Pecin si njeri me dinjitet dhe shumë guximtar: “Fatoni ka dinjitet shumë të madh, është trim, njeri shumë i guximshëm. Edhe fshati prej nga vjen ai, njihet për trima.”

Kur u pyet për lidhjen e Fatoni Pecit me figurën historike Isa Boletini, Spahiu u përgjigj: “Isa Boletini e ka kushëri, Isa Boletini është Pec.”