Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me paraqitjen e provave dhe dëshmive nga mbrojtja. Në seancë do të dëshmojë Jack Covey, ish-zëvendësi i Bernard Kouchner.
Në seancën e kaluar, Covey komentoi një deklaratë të Hashim Thaçit pas luftës për të shmangur anarkinë dhe për krijimin e forcave policore në Kosovë. Gjithashtu, pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër gjatë javës.
Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi të mbesin në paraburgim, për shkak të rrezikut të ndikimit në proces dhe në dëshmitarët.
