Sot ditëlindja e Heroit Luan Hilmi Haradinaj — Emri që i ngriti shqiptarët në këmbë

Para 5 muaj

Me rastin e ditëlindjes së Heroit të Kombit, Luan Hilmi Haradinaj, sot u shprehën nderime të veçanta për jetën, veprën dhe sakrificën e tij. Haradinaj, simbol i qëndresës dhe trimërisë, vazhdon të mbetet një prej figurave më të respektuara të luftës për liri. Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kujtuan me krenari kontributin e tij të jashtëzakonshëm, duke theksuar se heroizmi i Luan Haradinajt mbetet i përjetshëm në historinë shqiptare.