Skandali në Portugali: Ambasada serbe, depo e kokainës?

Para 1 muaj

Objekti i Ambasadës se Serbisë në Lisbonë, sipas disa mesazheve nga aplikacioni i koduar Sky ECC, po dyshohet se u përdor si vend i sigurt për fshehjen e rreth 100 kilogramëve kokainë në maj të vitit 2020.

Sipas korrespondencës mes ish-kryetarit të Budvës, Millo Bozhoviq, dhe bashkëpunëtorit të tij Ivan Mijatoviq, droga u nxor nga anija MSC Fantasia në portin e Lisbonës dhe më pas u dërgua në një “vend të sigurt”, që në mesazhe përmendet si ambasada serbe, raporton Klan Kosova.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale përmendet sekuestrimi i gjashtë çantave me gjithsej 100 pako kokainë, por nuk specifikohet ambasada si lokacion.

Ministritë e Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me rastin.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në kohën kur ambasador në Portugali ishte i ndjeri Oliver Antiq. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.