Skandal në shtetin rus: E dashura 23-vjeçare udhëton me avion ushtarak, dyshime për lidhje me ministrin e Mbrojtjes

Para 11 muaj

Një skandal ka shpërthyer në Kremlin pas zbulimit se Maria Shalaeva, 23 vjeçe, ka udhëtuar me një avion ushtarak rus së bashku me të dashurin dhe djalin e saj 3-vjeçar, duke shfrytëzuar mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes për qëllime personale. Ajo kishte postuar në rrjetet sociale se kishte fluturuar drejt Rostovit me avionin Ilyushin-76, në një zonë të ndaluar për fluturime civile. Rasti është lidhur me ministrin e ri të Mbrojtjes, Andrei Belousov, i cili shihet në një video me Shalaevën, megjithëse identiteti i tij ende nuk është konfirmuar.

Postimet, tashmë të fshira, kanë shkaktuar zemërim të madh dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë dhe keqpërdorimin e burimeve ushtarake. Shërbimet sekrete ruse kanë nisur hetimet. Ekspertët paralajmërojnë se informacionet e publikuara mund të kenë komprometuar të dhëna të ndjeshme.

Ndërkohë, një tjetër çështje e rëndë po trondit Kremlinin: ish-ministri Roman Starovoit është gjetur i vdekur me shenja torture, ndonëse vdekja u raportua zyrtarisht si vetëvrasje.