“S’ka më heshtje” – Ornela shpërthen ndaj Livias: “Jeton në jetën time sepse s’ke një tënden

Para 9 muaj

Pas ditësh me thumbime të nënkuptuara, heshtje sfiduese dhe deklarata të nxehta në rrjete sociale, Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlan Shabës, ka reaguar publikisht me një mesazh të ashpër dhe të drejtpërdrejtë ndaj Livias, ish-partneres së Mevlanit.

Reagimi i saj erdhi pas një postimi thumbues të Livias, ku ajo aludoi për një shtatzëni të mundshme të ndodhur “dy netë në hotele”, duke vënë në dyshim lidhjen aktuale të Mevlanit dhe duke sugjeruar se Ornela nuk është aspak “zonja e situatës”.

Por Ornela nuk zgjodhi më heshtjen. Në një mesazh të gjatë dhe me tone të forta në Instastory, ajo i dha fund spekulimeve dhe hodhi poshtë çdo aludim:

“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen.”

Ajo vijoi më tej duke e quajtur personin që i drejtohej një “grua të pavlerë”, që sipas saj s’ka dinjitet dhe kërkon vëmendje në mënyrat më të ulëta:

“Ajo që përpiqet të më mallkojë, harron që unë kam diçka që ajo kurrë s’do ta ketë.”

Ornela theksoi se është e zgjedhur nga një njeri që “shikon përtej maskave të klounëve” dhe “i dhuron secilit atë që meriton”, duke e bërë të qartë se nuk ndjen më asnjë nevojë për të heshtur apo për të ruajtur qetësinë në këtë betejë të hapur virtuale.

Ky reagim vjen si kulmi i tensioneve mes Livias dhe Ornelës, një përplasje që për muaj të tërë ka qëndruar nën sipërfaqe, por që tani ka shpërthyer me tone të forta.