Situata pas vërshimeve në Drenas po stabilizohet, vetëm një rrugë e bllokuar

Para 3 muaj

Situata pas vërshimeve në Drenas po stabilizohet. Reshjet kanë pushuar dhe vetëm rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar, ndërsa rrugët e tjera janë të hapura me kujdes të shtuar. Po vazhdojnë punimet për largimin e ujit te Lokalet e Reja, dhe pritet përmirësim i shpejtë. Kryetari Ramiz Lladrovci u bën thirrje qytetarëve të respektojnë vendimet e institucioneve dhe të tregojnë kujdes.