Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq janë paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku do të përballen me akuzat për sulm ndaj gazetarëve gjatë një ngjarjeje në Leposaviq.
Seanca e shqyrtimit fillestar ishte planifikuar për 18 shtator, por u shty për sot për shkak të pretendimeve të mbrojtjes se të pandehurit nuk kishin pranuar shkresat e plota të aktakuzës.
