Shukri Buja propozon Jakup Krasniqin për president të Kosovës

Para 2 muaj

Ish-eprori i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shukri Buja, ka propozuar Jakup Krasniqi për president të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Buja tha se me zemër do ta propozonte Hashim Thaçi, por shtoi se kjo mund të jetë e vështirë politikisht e kalueshme. Ai theksoi se vendi ndodhet në një bllokadë institucionale dhe ka nevojë për një zgjidhje të guximshme dhe të qëndrueshme.

Sipas tij, zgjedhja e Krasniqit nga deputetët e Kuvendit do të ishte “verdikt politik dhe moral” për pafajësinë e ish-krerëve të luftës, duke shtuar se Kushtetuta garanton prezumimin e pafajësisë. Buja vlerësoi Krasniqin si figurë konsensuale dhe atdhetare, duke theksuar se ai aktualisht ndodhet në paraburgim, por nuk është i dënuar.