Një 24-vjeçar është arrestuar në Shtime, nën dyshimet për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj nënës së tij. Sipas Policisë, rasti u raportua më 7 maj 2026, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. I dyshuari është intervistuar nga Njësia e Dhunës në Familje dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.
