Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.
Sipas raportit 24-orësh, në vendngjarje janë njoftuar njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetimet janë në zhvillim.
