Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka filluar shpërndarjen e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Muajit Rozë, i cili i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe ka për qëllim të ofrojë mbështetje për gratë që kanë kaluar këtë sëmundje.
Donacioni është bërë nga Presidentja Vjosa Osmani në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”. Shpërndarja realizohet çdo ditë pune, nga e hëna në të premte, prej orës 08:00 deri në 10:00 në zyrën e fizioterapeutës së klinikës.
