Forcat e Armatosura të Shqipërisë shënojnë sot 113-vjetorin e themelimit, një datë e rëndësishme që nderon rrugëtimin historik të ushtrisë shqiptare dhe sakrificën e brezave që kontribuuan në mbrojtjen e vendit.
Ushtria shqiptare, tashmë pjesë e NATO-s, vazhdon të mbajë me krenari traditën e saj, duke marrë pjesë në misione të rëndësishme ndërkombëtare për paqe dhe siguri. Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të saj, ajo ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në operacione shumëkombëshe, përfshirë edhe kontributin në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it.
113-vjetori i FA-ve konsiderohet një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë shërbyer ndër vite, duke kontribuar në modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Shqipërisë.
