Shqipëria kërkon vetëm fitore ndaj Andorrës, publikohen formacionet zyrtare

Para 5 muaj

Kombëtarja e Shqipërisë ka nevojë vetëm për fitore në përballje ndaj Andorrës, për t’iu afruar edhe më shumë play-offit të Kupës së Botës.

“Kuq e Zinjtë” duhet t’i marrin pikët e plota në Andorrë dhe njëkohësisht Anglia ta mposhtë Serbinë për ta vulosur pozitën e dytë.

Përzgjedhësi Sylvinho nuk ka bërë ndryshime të mëdha në formacionin bazë, vetëm që Arbër Hoxha e nis nga fillimi.

Formacionet zyrtare:

Andorrë: Pas pak…

Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Hoxha, Manaj.Përndryshe, përballja do të nis me fillim nga ora 20:45.