Shqipëria humbet penalltinë, Manaj nuk shënon ndaj Serbisë

Para 10 muaj

Në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë ka startuar ndeshja e shumëpritur ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për Grupin K të eliminatoreve të Botërorit 2026.

Zhvillimet kryesore minutë pas minute

45′ Rey Manaj ka humbur shansin e artë për të na kaluar në avantazh pasi gjuajtje ne tij të penalltisë e priti portieri serb

28′ Përqindja e zotërimit të topit është 49% për Shqipërinë dhe 51% për Serbinë.

19′ Kartoni i verdhë për Berat Gjimshitin pasi ndali kundështarin me një ndërhyrje të ashpër

17′ Armando Broja përplaset nga kundështari në një inkursion të tij, Strahinja Pavloviç ndëshkohet me karton të verdhë

11′ Mitaj lëshon një predhë qëndrore e cila grushtohet nga portieri serb

8′ Andrija Zivkoviç shmang një mbrojtës shqiptar dhe lëshon një goditje nga distanca drejt këndit të poshtëm të djathtë, por Thomas Strakosha është i pozicionuar mirë dhe kontrollon pa vështirësi. Serbia fiton një goditje nga këndi.

1′ Ndeshja ka startuar! Shqipëria e nis e para topin nga mesi i fushës.

0′ Këndohen himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa tifozët shqiptarë menjëherë pas mbarimit

Trajneri Sylvinho ka preferuar ta nisë këtë përballje me Strakoshën në portë. Në mbrojtje do të jenë Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë luajnë Shehu, Laçi, Asllani dhe Hoxha, ndërsa në sulm janë Broja dhe Manaj.

Nga ana tjetër, trajneri serb ka filluar me Petrovic në portë. Mbrojtja përbëhet nga Pavloviç, Milenkoviç dhe Erakoviç.

Në mesfushë luajnë Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç dhe Samardziç, ndërsa në sulm janë Vlahoviç dhe Mitroviç.

Kjo sfidë i është besuar një grupi gjyqtarësh italianë, me arbitrin Davide Massa në krye.

Shqipëria ka regjistruar deri tani një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy ndeshjet e para të grupit ndërsa për Serbinë kjo është ndeshja e pare në grup.