Shqipëria hap edhe 4 kapituj të rinj me BE – Rama: Rekord absolut në negociata

Para 11 muaj

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është ftuar nga Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian për të hapur edhe 4 kapituj të rinj në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE.

Në një postim në Facebook, Rama e cilëson këtë zhvillim si një tjetër “gur kilometrik” në rrugën drejt integrimit evropian, ndërsa thekson se Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme janë tashmë pjesë e procesit negociues.

“Të martën, më 16 shtator, në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, do të hapen edhe katër kapituj të tjerë. Këta i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e këtij procesi,” shkruan Rama.

Kapitujt që pritet të hapen përfshijnë fusha me rëndësi strategjike si:

  • Transporti
  • Energjia
  • Rrjetet Trans-evropiane
  • Mjedisi

Rama shtoi se ky është një hap tjetër drejt objektivit që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.