Policia e Tiranës arrestoi katër protestues të Lëvizjes “Shqipëria bëhet” dhe vuri nën hetim gjashtë të tjerë, pasi sipas saj, gjatë protestës së zhvilluar dje, u hodhën sende të forta të drejtim të Policisë së Shtetit, ku për pasojë u plagosën dy efektivë.
Referuar policisë, për shkak të dëmtimeve, njëri nga efektivët vijon të jetë i shtruar në spital.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, katër persona janë arrestuar teksa nëntë të tjerë janë në hetim.
