Një grua në Britani, Sharon Irvine, ka shpëtuar burgut pasi ia përdredhi testikujt burrit të saj, duke e lënduar rëndë pas një zënke për mungesë marrëdhëniesh seksuale.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Motherwell, ku burri u dërgua në spital me plagë të rënda që kërkuan qepje. Gruaja vetë e thirri policinë dhe pranoi sulmin, por nuk u dënua me burg, pasi burri refuzoi të bashkëpunonte me hetimin.
