Shpërthim në objektin e kandidatit të Listës Serbe në Veri

Para 8 muaj

Zjarrfikësit lokalizuan sot mëngjes një zjarr në një objekt të lidhur me Milosh Peroviçin, zyrtar i Listës Serbe dhe kandidat në zgjedhjet lokale në Zubin Potok. Policia e Kosovës njofton se është djegur kati i parë i ndërtesës, ku ndodhet shtypshkronja, pa persona të lënduar. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa po pritet konfirmimi i ekspertëve. Ky incident i ngjan një sulmi të mëparshëm në maj të vitit 2019, kur u dogj automjeti në pronësi të Peroviçit.