Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë ka ndezur atmosferën festive në mbarë Kosovën. Qytetarët në Prishtinë dhe Mitrovicë kanë dalë në rrugë për të festuar këtë moment historik për Kombëtaren kuqezi.
Pamjet e transmetuara nga Klankosova.tv tregojnë rrugët e kryeqytetit të mbushura me qytetarë entuziastë, të pajisur me flamuj kombëtarë dhe fishekzjarre, duke festuar me krenari fitoren e shumëpritur.
Edhe në Mitrovicë festa ka qenë madhështore, me qytetarët që kanë shprehur emocionet përmes brohoritjeve, fishekzjarrëve dhe atmosferës së zjarrtë që dominoi natën.
Një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë!
