Shpërthejnë gypat e kanalizimit në shkollën “Ismail Qemali”, protestojnë prindërit dhe nxënësit

Para 7 muaj

Fillimi i vitit të ri shkollor në ShFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë nuk ishte i zakonshëm për nxënësit e klasave të pesta. Gypat e kanalizimit kanë shpërthyer, duke mbushur bodrumin me ujë dhe duke detyruar fëmijët të zhvillojnë mësimin në kushte të papërshtatshme, në salla të improvizuara dhe me orar të shkurtuar.

Për këtë arsye, prindërit dhe nxënësit protestuan mëngjesin e sotëm, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës, e cila sipas tyre kishte premtuar zgjidhje për problemet e kanalizimit që në muajt e verës.

Këshilli i Prindërve paralajmëroi se do të ndërmarrin veprime të tjera nëse gjendja nuk përmirësohet, duke e quajtur situatën rrezik për shëndetin dhe të drejtën për arsim të fëmijëve.