Shoqata e Prodhuesve: KEK-u po ushtron presion dhe shantazh ndaj bizneseve

Para 10 muaj

Prishtinë – Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj presioneve që KEK-u po ushtron ndaj bizneseve prodhuese, duke i kërcënuar me ndërprerje të energjisë elektrike nëse nuk nënshkruajnë kontratë me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF).

Përfaqësuesi i shoqatës, Kushtrim Ajvazi, e ka quajtur këtë veprim shantazh të pastër dhe të padrejtë, duke theksuar se ZRRE e obligon KEK-un të sigurojë furnizim për 60 ditë për konsumatorët pa kontratë të rregullt.

“A nuk mjafton që po përballemi me rritje 2-3 fish të çmimit të rrymës, tash edhe presion e shantazh?”, ka deklaruar Ajvazi.

Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur kërcënimet ndaj sektorit prodhues, të cilin e konsideron kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.