Vdekja e këngëtarit nga Tetova, Shpat Kasapi, la të tronditur estradën shqiptare dhe më gjerë.
Arian Agushi, i njohur si Gold Ag, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se lajmi për vdekjen e Shpatit i erdhi para se të bëhej publikë në media.
“M’u rrotullua barku, nuk e besova. Por shpresoj që Zoti do ta bashkojë me babanë e tij”, u shpreh Goldi, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti tha se ende nuk ka informacione se kur do të varroset artisti, i cli vdiq në Itali, pas udhëtimit atje për shërim të djalit të tij.
Gent Myftaraj, shok i Shpatit, u shpreh i pikëlluar për këtë humbje të madhe.
“Shpati, i buzëqeshur si ishte, iu ka dhënë dashuri të gjithëve. Është humbje e gjithë shqiptarëve. Shqiptarët dje ia kthyen dashurinë dje, që ai e ka dhënë gjithmonë”, u shpreh Myftaraj.
Ai kujtoi momentet më të bukura që kishte me Shpatin, dhe emocionet që ai jepte.
