Shok botëror: Macron padit Candace Owens – ‘Gruaja ime s’është burrë!

Para 10 muaj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, kanë ngritur një padi për shpifje kundër influencueses dhe podkasteres amerikane Candace Owens në Gjykatën e Lartë të Delaware, duke e akuzuar atë për përhapje të qëllimshme të gënjeshtrave për përfitime personale dhe mediatike.

Sipas padisë, Owens ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se zonja e parë e Francës është mashkull dhe se ka lindur me emrin Jean-Michel Trogneux, një teori konspirative që Macronët e cilësojnë si pjesë të një “fushate poshtërimi global”.

“Gënjeshtrat e Candace Owens kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, rritjen e ndjekësve dhe promovimin e podcast-it të saj,” thuhet në dokumentet e padisë, të siguruara nga Reuters.

Avokatët e çiftit Macron deklaruan se padi është ngritur pasi Owens ka refuzuar tri herë kërkesat për tërheqjen e deklaratave shpifëse. Çifti kërkon që drejtësia amerikane të veprojë kundër përhapjes së informacionit të rremë që, sipas tyre, dëmton integritetin personal dhe moral të zonjës së parë të Francës.

Ky rast përfaqëson një veprim të rrallë nga një udhëheqës shtetëror, i cili vendos të ndjekë rrugën ligjore ndërkombëtare për të mbrojtur reputacionin personal në epokën e dezinformimit online.