Sot rreth orës 08:56 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, njësia e trafikut rrugor ka kapur një shofer të automjetit BMW që po lëvizte me 104 km/h, në një zonë me kufizim shpejtësie prej 50 km/h. Shoferi, përveç tejkalimit të shpejtësisë, nuk ka ndaluar në shenjën “STOP” të policisë, duke u larguar me shpejtësi të rrezikshme.
Policia e ka identifikuar më pas shoferin përmes targave – bëhet fjalë për L.K., 25 vjeç, i cili është ftuar në stacionin policor.
Ndaj tij janë shqiptuar tri gjoba:
- 150€ për mosrespektim të shenjës “STOP” + 1 pikë negative
- 300€ për tejkalim të shpejtësisë + 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 6 muaj
- 150€ për vozitje të rrezikshme + 1 pikë negative
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe u bën apel shoferëve të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje.
